[wp-story]

Lajme

​759 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

​759 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19
09:02 | 03 Janar 2021

Edhe përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin këto masa.

Vetëm gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që virusi SARS CoV2 po vazhdon të përhapet duke marrë kështu edhe jetë njerëzish. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është raportuar edhe për vdekjen e katër personave si pasojë e infektimit me COVID-19. Në mesin e tyre edhe një 33 vjeçar nga Malisheva.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera