×
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    ​53 milionë euro grante për bujqit kosovarë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Bujqit në Kosovë do të përfitojnë 53 milionë euro grante dhe subvencione gjatë 18 muajve të ardhshme. Kjo pas nënshkrimit të programit për zhvillim rural dhe programit të pagesave direkt.

    Në një ceremoni pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri, Avdullah Hoti iu garantua bujqve përkrahja qeveritare.

    Shefi i ekzekutivit tha se bujqit në Kosovë do të kenë mbështetjen e dyfishtë në rimëkëmbjen ekonomike.

    “Kjo që nënshkruani sot është pjesë e buxheti të rregullt të Ministrisë së Bujqësisë për programin e bujqësisë. Ndërkaq sapo të miratohet buxheti në Kuvend, të cilin ne kemi votuar në qeveri tash shpejt. Në kuadër të fondit që është 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike si ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe bujqve. Pjesa e bujqësisë do të ketë një përkrahje të konsiderueshme”

    Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se gjithë këto mjete financiare do të shkojnë në dobi të rritjes së prodhimtarisë së bujqve.

    “Me një buxhet ekzistuese prej gjithsej prej 53 milionë euro këto dy programe do të bëjnë një injektim financiar, të nevojshëm për likuiditetin dhe zhvillimin e fermerëve dhe agropërpunuesve tanë. Veçanërisht gjatë këtij viti mjaft sfidues për bujqësinë si pasojë e pandemisë Covid 19”, tha ai.

    Në ceremoninë e nënshkrimit ishin dhe shoqata të ndryshme të bujqve.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bujqësi04 Korrik 2023
    Në vazhdën e vizitave te fermerët, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka qëndruar në fshatin Isniq, ku është...
    Bujqësi08 Janar 2023
    Në komunën e Deçanit fermerët kanë nisur të mbjellin fidanët e parë të gështenjës të subvencionuara nga Ministria e Bujqësisë. Ata mendojnë...
    Bujqësi10 Korrik 2022
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka thënë se dikush po tenton të manipulojë faktet për të përfituar mbi...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni. Ai ishte i dënuar për një tjetër...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën....
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nga foltorja e kuvendit ka shprehur kritikën për rastin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pagesën e...
    Vip30 Nëntor 2023
    Kantautori dhe këngëtari i “The Pogues”, Shane MacGowan, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Muzikanti, hitet e...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme. Front Online raporti se Policia është detyruar të neutralizojë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.