[wp-story]

Lajme

​230 vjetori i DASH, SHBA-të kujtojnë vizitën e Bush në Shqipëri: Miqësitë tona u forcuan

​230 vjetori i DASH, SHBA-të kujtojnë vizitën e Bush në Shqipëri: Miqësitë tona u forcuan
13:10 | 10 Gusht 2019

Në 230 vjetorin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasada amerikane në Shqipëri ka risjellë një foto të shkrepur 12 vite më parë gjatë vizitës së presidentit të asaj kohe të SHBA-ve, George W. Bush në Fushë-Krujë.

Vizita historike dhe 480 minutat e qëndrimit të Bushit në Shqipëri u pasqyruan nga mediat botërore.

“Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë./atsh/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera