×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​14 ditë karantinë për kosovarët që kthehen në Gjermani

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka publikuar rregulloren e shtetit gjerman në qoftë se qytetarët e saj udhëtojnë drejt Kosovës.

    Përmes një njoftimi, kjo ambasadë ka bërë të ditur se në rast kthimi nga Kosova për në Gjermani qytetarët do të vendosen në vetizolim për 14 ditë.

    Gjatë këtyre ditëve qytetarët do të kenë të drejtë të dalin nga shtëpia/banesa e tyre vetëm me leje të institucionit vendor shëndetësor, në të kundërtën, nëse nuk zbatohet kjo rregullore do të ketë gjoba të larta.

    Ndërsa ka bërë të ditur se testet e bëra në Kosovë nuk do të jenë valide në Gjermani.

    ?????????̈?????????̈???̈????̈?????̈??̈??????̈???????????:

    Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim për në #Kosovë, ju lutemi që së pari të njoftoheni për njoftimet e Organeve përgjegjëse të Kosovës dhe patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme e Gjermanisë edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet e domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kjo vlen aktualisht deri më 31 gusht 2020. Kosova nga institucionet kompetente gjermane aktualisht kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë #Covid19.

    Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Kosovë nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ekzistojnë kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për #Covid19.

    Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlenë për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit.

    Gjatë kohës së karantinës shtëpiake ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për #Covid19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë vendos institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për #Covid19, të cilat njihen në Gjermani.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi. Treni...
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Lajme14 Janar 2025
    Vazhdon sot në Hagë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. I pari...
    Vip13 Janar 2025
    Sara ka dhënë arsyetimin e saj se pse e meriton çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ajo tha se...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Leo...
    Vip13 Janar 2025
    Xuxi tha se ai duhet ta fitoj çmimin për shkak të nevojave familjare. Megjithatë, jo patjetër, pasi tha se aty brenda ka...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Gresa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.